Armando Vajushi ka qenë një nga afrimet më të bujshme të merkatos së janarit si për Teutën, ashtu edhe për Kategorinë Superiore. Por periudha e gjatë jashtë fushave për dëmtime apo edh problemet e tjera fizike kanë bërë që mesfushori ofensiv të kishte të vështirë të shprehte vlerat e tij në këto muaj të parë pas kthimit në elitën e futbollit shqiptar.

Megjithatë, ai është i bindur se shumë shpejt do të jetë në maksimum, në ndeshjet e Europës për të ndihmuar skuadrën durrsake që të bëjë diçka të rëndësishme në këtë turne.

“Është ndeshje e vështirë kjo e radhës se edhe Kastrioti ka synimet e veta për mbijetesë. Por ne shkojmë në këtë sfidë për të bërë punën tonë. Unë kam pasur problemet e mia dhe besoj që këtë javë mund të arrij maksimumin tim dhe që më pas në Kupat e Europës dhe atje të jem 100%”, tha futbollisti.

Po pas atyre ndeshje, cila do të jetë e ardhmja e Vajushit? Vetë futbollisti fillon të mendojë edhe hipotezën e qëndrimit në radhët e durrsakëve duke pranuar se mund të këtë bisedime të tjera me këtë klub.

“Ekipi më ka ndihmuar në këto ndeshje të fundit që kam luajtur se fillimi ishte i vështirë. Ndeshjet më dhanë siguri se kam pasur dy dëmtime, falënderoj çunat e trajnerin për mbështetjen që kanë dhënë. Nuk ishte e lehtë për të mbërritur aty ku dëshiroja.

Shpresoj të dalim në Kupat e Europës, do të luaj edhe në Europë e pastaj do të ulem të bisedoj me presidentin. Deri tani ka qenë shumë i mirë me mua dhe sa të mbyllet kampionati besoj se do të zgjidhet gjithçka”, deklaroi ai. /vipsport/