Shkodranë që ikin e vijnë tek Teuta. Skuadra durrsake në këto kohët e fundit është rikthyer sërish në “strehën” e tyre ashtu siç ka qenë gjithë këto vitet e fundit teksa ata kanë gjetur një ambjent të mirë dhe kjo ka bërë që numri i tyre të vijë në rritje.

Në sezonin e kaluar me bregdetarët kanë luajtur plot 4 shkodranë, duke filluar nga Esin Hakaj, Uendi Vecaj, Arsid Kruja (që u largua në janar) por në vend të tij erdhi Armando Vajushi.

Por në këtë verë të nxehtë, duket se shkodranët sërish do të shkojnë e vijnë nga Teuta. Hakaj i ka dhënë lamtumirën dhe me shumë gjasa edhe Vecaj, ndërkohë që të njëjtën gjë mësohet të ketë bërë edhe Vajushi.

Sipas newsport.al nga “Djemtë e Detit” do të largohet Armando Vajushi, i cili nuk do jetë më nën urdhërat e trajnerit Bledi Shkëmbi në sezonin e ardhshëm futbollistik.

Vajushi erdhi në Durrës gjatë merkats së janarit, por nuk la shumë gjurmë në fushën e lojës, e ndërsa duket se tashmë kërkon një tjetër aventurë jashtë vendit. Mbetet për t’u parë e ardhmja e shkodranit 27 veçar.