Vllaznia ka humbur shansin për të patur në gjirin e saj për sezonin e ardhshëm futbollistik talentin Armando Vajushi. Sulmuesi shkodran që aktivizohet me skuadrën e Liteksit në Bullgari ka patur një takim me menaxherin e skuadrës i cili ka bërë që atij ti ndryshojë 100% mendja dhe për menduar sërish rikthimin për në Shkodër. Pas një sondazhi që ëhstë zhvilluar në Bullgari se kush prej lojtarëve të kampionatit Bullgar pritet të shpërthejë sezonin e ardhshëm dhe të arrijë të shitet në kampionatet më të mëdha të europës, Vajushi ka marrë 70% të votave.

Kjo ka bërë që lojtari të ndihet mëse i vlerësuar dhe gjërat për të kanë patur një ndryshim kolosal. Tashmë Vajushi e sheh veten shumë larg rikthimit në Shkodër pasi nuk dëshiron që të humbasë shansin që i ka ardhur. “Është e vërtetë që është zhvilluar një sondazh se kush pritet të jetë lojtari më i mirë për sezonin e ri dhe që do të jetë në qendër të transferimeve të merkatos. Kur kam parë se unë kisha marrë 70% të votave sigurisht që jam gëzuar tej mase. Por kjo më bën që unë të mos kërkoj huazim në Shkodër pasi duhet të bëj maksimumin këtu tashmë që po më jepet mundësi dhe po më happen rrugët”.,
Takimi
Përpara se Vjaushi të merrte një vendim për të mbyllur apo jo kontaktet me Vllazninë ka patur dhe një takim me menaxherin e skuadrës së Liteksit. “Sigurisht që kam patur një bisedë me menaxherin e skuadrës së Liteksit. Kemi biseduar për shumë gjëra dhe natyrisht për sezonin e ardhshëm futbollistik. Meqë ky sezon po shkon gati në përfundim më është folur me shumë supërlativa për të ardhmen. Duke qenë se edhe njerëzit presin më shumë nga unë dhe se drejtuesit e skuadrës kanë besim më duhet të qëndroj këtu. Më është premtuar se sezonin e ri më shumë mundësi do të mund të tranferohem tek ndonjë skuadër e Bundësligës”, ka thënë Vajushi.
Vllaznia
Përsa i përket rikthimit tek Vllaznia, shpresat janë më të vërtetë të pakta. Pavarësisht se Vajushi nuk e mohon dëshirën për të luajtur sërish me kuqeblutë, drejtuesit e skuadrës bullgarë janë shprehur se nuk do ta lejojnë një huazim të tij sërish në Shkodër.”Mendoj se vetëm 10% janë shanset për t’u ritkhyer sërish tek Vllaznia. Sigurisht që dëshira e ime është shumë e madhe pasi e kam kërkuar me ngulm një gjë të tillë. Natyrisht dhe drejtuesit e skuadrë së Vllaznisë nuk është se kanë folur konkretisht për gjërat dhe për objektivat e sezonit prandaj dhe mua më duhet të shikoj pozicionin tim. Po ashtu kam mësuar se edhe drejtuesit këtu të bullgarisë janë shprehur se nuk do të më lejojnë huazimin tim. Gjithsesi do të shikojmë se si do të shkojnë gjërat gjatë ditëve të ardhshme. Unë tashmë që më krijohet mbështetje dhe më premtohet shumë për sezonin e ri sigurisht që duhet të shoh për të ardhmen time dhe të punoj sa më shumë që të jetë e mundur për të arritur ku unë dëshiroj. Të luaj për një ekip të madh në europë”, ka përfunduar sulmuesi shkodran, Armando Vajushi.

ANTON ZALLI