Mesfushori shkodran Armando Vajushi ka rezultuar i pafat në aktivizimin e tij tek skuadra e re- Pro Vercelli që militon në Serinë B të futbollit italian. Në ndeshjen e kampionatit të së dielës, ai është dëmtuar rëndë në gjurin e majtë dhe mjekët kanë konstatuar një ropturë të ligamentit krocial anterior të gjurit. Për rrjedhojë ditën e djeshme ai i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale e cila ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Sipas informacionit të dhënë nga vetë klubi në faqen e tij zyrtare, lojtari mund të qëndrojë 4-6 muaj larg fushës së blertë për të zhvilluar periudhën e rikuperimit.
Vetë lojtari me postimin e tij në rrjetin social facebook duket shumë optimist për t’u rikthyer edhe më i fortë në fushë. Sigurisht që këtë gjë ia dëshirojmë të gjithë ne duke i uruar rikthim sa më të shpejtë në fushë.
© shkodrasport.com