Futbollisti shkodran, Armando Vajushi, i cili prej vitesh luan në Itali, është në vorbullën e merkatos dimërore dhe pritet që të ndërrojë ekip, duke lënë Pro Verçelin.

“Sportitalia” bën me dije se skuadra e sulmuesit shkodran dhe Avelino po vlerësojnë mundësinë e shkëmbimit të lojtarëve. Kështu, Fabricio Pagera pritet të transferohet nga Avelino te Pro Verçeli, kurse Armando Vajushi do të lëvizë në krahun e kundërt.

Pas Kievos, Livornos dhe Pro Verçelit, lojtari shkodran pritet të veshë tani edhe fanellën e katërt në Itali, atë të Avelinos. Mbetet për t’u parë realizimi i kësaj lëvizjeje. /Vipsport/