Vitin e shkuar në një miqësore në Argjentinë, ai ka luajtur disa minuta me fanellën e kombëtares shqiptare. Sigurisht që nuk ka qenë kombëtarja e vërtetë por një seleksionim I saj e për këtë thirrja e bërë nga trajneri De Biazi për miqësoren me Kamerunin , do të konsiderohet debutimi I tij me fanellën kuqeblu. Armando Vajushi ndjehet sigurisht I lumtur që ia ka arritur kësaj dite dhe premton të bëjë më të mirën për t’I shërbyer kësaj skuadre. Nga Gjeneva ai ka dhënë mbrëmë vonë këtë intervistë për gazetën “Shkodra Sport”:

-Vajushi, më në fund ka ardhur ftesa nga trajneri De Biazi dhe grumbullimi për miqësoren me Kamerunin. Keni emocione?
-Unë zakonisht nuk kam emocione para ndeshjeve por kuptohet që thirrja me kombëtaren është një ndjesi e veçantë, është realizimi I një ëndërrë të madhe që e kanë të gjithë.
-Si ju kanë pritur në skuadër, çfarë kishte ndonjë të veçantë ambjenti I kombëtares për ty në këtë grumbullim të parë?
-Do të thoja se është kënaqësi të jesh pjesë  e këtij ambjenti dhe e këtij grupi sportistësh. Këtu të gjithë të mbështesin dhe jo vetëm mua por të gjithë futbollistët e rinj, duke filluar nga trajneri dhe në veçanti nga kapiteni Cana.
-Trajneri ka lënë të kuptojë se mund të luash në këtë ndeshje. Çfarë pret ti personalisht nga ky takim?
-të them të drejtën, unë në rradhë të parë e falenderoj trajnerin për thirrjen në kombëtare por nëse luaj, sigurisht që premtoj të jap maksimumin dhe t’ia shpërblej besimin që ka treguar tek unë.
-Kujt ia dedikon këtë thirrje në kombëtare?
-Ia dedikoj punës që kam bërë tek Liteksi sepse në Kombëtare vihet me punë dhe jo më fjalë.
-Një falenderim edhe për Vllazninë apo jo në këto momente?
-Patjetër, me Vllazninë kam arritur të luaj në të gjitha ekipet kombëtare të moshave dhe deri me Shpresat dhe kuptohet që ka qenë fillimi I punës që kam nisur dhe po vazhdoj tani tek Liteksi. Shkodrës dhe Vllaznisë sigurisht që I detyrohem shumë për karrierën time.
-Mendoni se ky është fillimi I një karriere të gjatë për ju me kombëtaren shqiptare?
-Unë shpresoj që po. Përderisa kam ardhur deri këtu, pse të mos vazhdoj sa më gjatë. Ky është objektivi që I kam vënë vetes.
-Së fundi, sot në një përballje ndaj Kamerunit të Samuel Etosë. është një emocion I veçantë përballja me këtë lojtar?
-Emocionet janë present sepse në fushë si kundërshtar do kemi një nga futbollistët më të mirë në botë por kjo nuk na frikëson. E rëndësishme është të paraqitemi mirë dhe të përballemi denjësisht me këtë kundërshtar.
Gjergj KOLA