Mesfushori shkodran Armando Vajushi mund të ndryshojë sërish skuadër gjatë merkatos së janarit. Në adresë të tij kanë ardhur disa oferta dhe për këtë arsye, mund të largohet nga skuadra aktuale Pro Vercelli. E njëjta situatë edhe për mesfushorin tjetër shqiptar Emanuele Ndoj. Të dy ata luajnë në Seria B. I pari me ekipin e Brescia-s, por kartoni i tij është në pronësi të Roma-s, ndërsa i dyti është me skuadrën e Pro Vercelli-t.
E ardhmja e të dy lojtarëve do të vendoset këtë javë, të pakët këtë deklaron menaxheri i tyre, Sokol Haxhija. “E vërtetë që ka interes për Ndojin dhe Vajushin, por nuk ka diçka konkrete ende. Këtë javë që vjen do të vendoset gjithçka”, – u shpreh ai për EDS.
© shkodrasport.com