Mesfushori shkodran Armando Vajushi, është edhe zyrtarisht futbollist i ri i Kievos. Futbollisti shqiptar ka lënë ekipin bullgar të Liteksit të Loveçit, duke nënshkruar me skuadrën italiane nje kontrate per 3.5 vite. Edhe pse flitej për një marrëveshje në ditët e kaluara, zyrtarizimi ka arritur vetëm mbrëmë. 23-vjeçari do të nisë kështu një eksperiencë të re në Serinë A. Pas nënshkrimit, Vajushi është prezantuar te klubi veronez.


Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Armando Vajushi, ka bërë kështu hapin e madh të karrierës së tij. Vajushi ka nënshkruar sot një kontratë me skuadrën italiane që militon në nivelin më të lartë të futbollit të Apenineve.Bashkë me agjentin e tij, Sokol Haxhia, Vajushi u prezantua me fanellën e skuadrës së tij të re. Liteksi ka perfituar 500 mije euro si dhe 15 % te kartonit ne rast rishitje te tij nga italianet.

© shkodrasport.com