Mesfushori shkodran Armando Vajushi është prezantuar zyrtarisht nga klubi i tij i ri- Avellino dhe në konferencën e shtypit të organizuar, ka folur për herë të parë si futbollist i kësaj skuadre.

“Unë jam shumë i lumtur që jam në Avellino. Kam pranuar këtë ofertë pa menduar dy herë. Kur kam dëgjuar për këtë gjë, kam marrë makinën dhe shkova në Milano për të nënshkruar. Shokët e rinj të ekipit më mirëpritën.

Unë mund të luajë në të majtë apo të djathtë, pak rëndësi ka për mua. Do jetë trajneri ai që do të vendosë se ku të luajë unë. Kam luajtur disa ndeshje tek Pro Vercelli si trekuartist, para se Grassadonia të ndryshojë formën.

Qëllimi im tek Avellino është të bëj mirë dhe synoj të fitoj sa më shumë të jetë e mundur për këtë skuadër”.
© shkodrasport.com