Ish-portieri I njohur I Vllaznise Armir Grima qe nga dita e sotme eshte emeruar ne postin e drejtorit sportiv te klubit shkodran. Kane qene drejtuesit e klubit ata qe e kane perzgjedhur kete kandidature per te qene ai njeriu qe do merret me te gjitha problemet sportive te ekipit te pare e deri tek ekipet e moshave.
Prezantimi I Grimes para skuadres eshte bere pasditen e sotme nga ana e nenkryetarit te Bashkise Shkoder Ritvan Troshani perpara fillimit te seances stervitore ne fushen sportive te Shtojit. Ish-portieri I njohur I dha fund karrieres se gjate sportive vetem pak kohe me pare pas plor 22 vitesh aktivizimi ne fushat e blerta, madje drejtuesit e klubit me kete rast, ne ndeshjen e pare te ketij kampionati, I organizuan edhe ceremonine e lamtumires nga sporti per te dhe per ish-futbollistin tjeter Suad Lici. Nevoja e nje drejtori sportiv ka qene e domosdoshme kohet e fundit pas riorganizimit te klubit dhe tani e tutje Grima do jete njeriu qe do çoje te gjitha problemet e skuadres tek drejtuesit e klubit per t’I dhene zgjidhjen e duhur. Afrimi I nje figure te tille sportive prane Vllaznise eshte nje gjetje e mire e drejtuesve te Bashkise Shkoder qe ne kete menyre evidentojne te tille personalitete per t’I vene serish ne sherbim te futbollit shkodran. Vete Grima pas emerimit te tij ne kete post eshte shprehur I kenaqur me vleresimin e bere nga drejtuesit e klubit dhe ka premtuar se do te vazhdoje te beje serish me te miren per Vllaznine ashtu siç ka bere per mbi 20 vjet si portier.