Nga Maringlen ZHIVANI

Nga duart e legjendes se portes shkodrane, Paulin Ndoja kane dale disa portiere te njohur, te cilet kane mbrojtur me sukses jo vetem porten e Vllaznise, por edhe te ekipeve Kombetare. Njeri prej tyre eshte edhe Armir Grima. Ne nje interviste per “Shkodra Sport”, Grima i perlotur, tha se me ndarjen nga jeta te Paulin Ndojes, atij i ka humbur nje pjese e shpirtit.

“Te them te drejten, u bene shume ndarje nga jeta per Shkodren. Iku Sabahi, tani pas Sabahit, Paulini, eshte shume per Shkodren, shume per Shqiperine, shume per futbollin, shume per sportin. Jane emblema, jane legjenda, jane njerez qe na kane frymezuar. Jane njerez qe na kane mesuar ABC-n e futbollit.

Lidhja ime ne fakt me Paulinin eshte disi me e vecante. Qysh ne moshen 14-vjecare, ndoshta me shume me ka takuar te rri me Paulinin se me familjaret e mi. Edhe te them te drejten, me ka humbur nje pjese e shpirtit. Eshte nje person qe une e kam dashur shume, me ka dashur shume.

Kemi biseduar shume. Kemi biseduar si prindi me femijen. Kemi biseduar shume gjera, jo vetem pjese sportit. Kemi biseduar shume gjera dhe kemi pasur nje afrimitet dhe nje miqesi te forte bashke. Eshte nje humbje e madhe per mua”,- tha ish-portieri Armir Grima.(www.shkodrasport.com)