Chelsea ka rene ne Stadiumin Olimpik te Londrës ndaj West Ham me rezultatin 1-0. Ishte një ndeshje që kishte një goditje drejt portës nga vendasit, dhe ajo goditje ishte vendimtare pasi ishte e vetmja që shkoi në rrjetë duke ndëshkuar të besuarit e Antonio Conte-s dhe duke u dhënë një goditje të rëndë në luftën për titull. Chelsea-t i prishet plani i lojës që në minutën e 6’ kur Marko Arnautovic kalon të tijtë në avantazh me goditjen e parë drejt portës.
Një gol fantastik i austriakut pas një kombinimi të bukur me Lanzini. Pas atij momenti West Ham filloi të mbrohej me 11 lojtarë. Kishte aksione kur Chelsea ushtronte presion të madh që të 11 lojtarët ndodheshin në hyrje të zonës duke krijuar një bllok të pakalueshëm nga sulmuesit vizitorë. Chelsea kontrollon lojën por i mungon agresiviteti dhe cinizmi, dhe si pasojë vetëm nga distanca arrijnë të tregohen të rrezikshëm.
Pas pushimit Conte ndërhyn duke futur në fushë më tepër forca sulmuese me Pedro dhe Willian por West Ham zbret akoma më mbrapa duke mos lejuar Blutë të krijojnë. Me kalimin e minutave lojtarët e Chelesa-t nervozohen dhe bëjnë shumë gabime në pasimin e fundit. Dy mundësi të pastra vijnë në minutën e 83’ dhe 85’ me Morata dhe Hazard por të dy godasin jashtë portës.