Skuadrat shqiptare dhurojnë paraqitje mjaft dinjitoze në Europa League, pasi kundër të gjithë pritshmërive, ia dalin të kualifikohen që të treja për në turin e dytë të këtij kompeticioni

Skuadrat shqiptare dhurojnë paraqitje mjaft dinjitoze në Europa League, pasi kundër të gjithë pritshmërive, ia dalin të kualifikohen që të treja për në turin e dytë të këtij kompeticioni, aty ku tashmë është edhe Tirana.Kështu pas Teutës, që fitoi në mënyrë surprizë 2-0 ndaj izraelitëve të Beitar Jerusalem, në mbrëmje ishte Kukësi që u kualifikua pasi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj bullgarëve të Slavias së Sofias në sfidën e zhvilluar në “Air Albania”.

Një kualifikim heroik mori edhe Laçi në transfertën ndaj azerëve të Keshlas. Të besuarit e Armando Cungut triumfuan vetëm nga pika e penalltive, pasi koha e rregullt dhe 30 minutat shtesë përfunduan në barazim pa gola.

Nga pika e penalltive bardhezinjtë u treguan të gjithë të saktë, duke dërguar 5 herë topin në rrjetë, ndërsa portieri shkodran Alen Sherri ia doli të presë penalltinë e fundit të vendasve dhe të çojë Laçin në turin e dytë eliminator.

Ne keto kualifikime, ose me sakte ne dy prej tyre, ka edhe “arome Shkodre”. Tek ai i Teutes padyshim qe ka meriten e tij te padiskutueshme trajneri Edi Martini, sulmuesi Rubin Hebaj por edhe sulmuesi tjeter Ildi Gruda te cilet ndihmuan ekipin durrsak per t’u kualifikuar per ne turin tjeter.

Edhe ne Laç shkodranet kane kontributin e tyre tek kualifikimi i arritur ne Azerbajxhan ndaj Kesles vendase. Trajneri Armando Cungu po perserit suksesin historik te para pak viteve kur drejtonte Kukesin me te cilin shkoi deri ne turin e katert, nderkohe qe sonte, “heroi’ ishte portieri Alen Sherri me pritjen e 11-metershit te fundit.

Kesisoj shkodranet kane pse te gezojne per kualifikimin e skuadrave tona ne Europe. Sivjet eshte keshtu por shpresohet qe vitin tjeter te gezojne me suksesin e Vllaznise ne keto kompeticione, suksese keto qe i mungojne prej 9 vitesh.