Ekipi i Arrës së Madhe dhe Brendon Krepi janë shpallur ekipi dhe lojtari më i mirë për kampionatin e grupmoshës U11 për Ligën Amatore- Zona e Shkodrës.

Ky ka qenë verdikti i këtij kampionati të gjatë i cili është kurorëzuar sot me ndeshjet e fundit të tij dhe më pas me ceremoninë ku u vlerësuan më të mirët.

Në ceremoninë përmbyllëse të kampionatit, kanë marrë pjesë përveç shefit të Zyrës Rajonale Hysen Zmijani, edhe emra të tjerë të njohur të futbollit shkodran si Fatmir Paçrami etj.

Ekipi me sulmin më të mirë të kampionatit është vlerësuar ai i Arrës së Madhe që ka merituar edhe kupën përkatëse. Një sukses i merituar ky i futbollistëve të këtij ekipi, të drejtuar nga trajneri Angjelin Simoni.

Ndërkohë nga rradhët e ekipit “Shkodra 2006” ka dalë edhe lojtari më i mirë i kampionatit që është Brendon Krepi.

Ja të nderuarit për grupmoshën U11:

Lojtari më i mirë U11 Brendon Krepi (Shkodra 2006)

Lojtari i perspektivës U11 Imran Fusha (Atletik)

Ekipi fair- play U11 Ekipi “Shkodra C”

Ekipi me qarkullimin e topit më të mirë- Shkodra 2006

Ekipi me mbrojtjen më të mirë Ekipi “Scutari” me 18 gola të pësuar

Ekipi me sulmin më të mirë Ekipi “Arra e Madhe” me 85 gola të shënuar

© shkodrasport.com