Pasditen e sotme ne fushen sportive “Adriatik” te Velipojes eshte zhvilluar nje aktivitet shume interesant futbolli, pikerisht kupa “Shen Nikolla” organizuar nga famullitarit i kesaj zone, Dom Marian Gega.
Ai eshte zhvilluar per grupmoshen U15 dhe ne te kane marre pjese 4 ekipe e konkretisht: Ada. Tirana United. Veleçiku. Arra Madhe. Sipas skemes, fillimisht jane luajtur dy ndeshjet gjysmefinale qe dhuruan keto rezultate:
Tirana United- Veleçiku 1-2
Ada- Arra Madhe 0-1
Pas ketyre ndeshjeve, eshte luajtur ajo per vendin e trete ne mes ekipeve te Ades dhe Tirana United. Koha e rregullt e saj perfundoi ne barazim 1-1 dhe si rrjedhoje me pas u gjuajten 11-metershat ku fitues doli ekipi velipojak me rezultatin 4-3 dhe meritoi vendin e trete te kesaj kupe.
Nderkohe ne finale luajten Arra Madhe dhe Veleçiku. Koha e rregullt perfundoi ne barazim 1-1 dhe me 11-metersha, ekipi i Arres se Madhe me trajner Angjelin Simonin, fitoi 3-0 duke u shpallur edhe fitues i kesaj kupe./SHKODRA-SPORT.COM/