Plot 24 vite nga aventura e fundit në pankinë, Arrigo Saki mendon se mund të jetë larguar më herët nga ç’duhej nga detyra e trajnerit.

Në moshën 78-vjeçare tekniku italian pranon se po mendon rikthimin në stol. Për Sakin nuk bën diferencë nëse klubi i tij i ardhshëm do të jetë italian apo i huaj, ai kërkon vetëm të rikthet në fushën e lojës.

“Po mendoj të rikthehem si trajner, në Itali ose jasht saj. Kam shumë oferta, por nuk e di nëse duhet të rikthehem të bëj këtë detyrë në Itali pasi të gjithë e dinë se i them gjërat qartë. Kam marrë oferta nga Brazili, Argjentina, Spanja dhe shumë vende të tjera”, tha Saki.