Rudi Voeller, fitues i Kupës së Botës me Gjermaninë në vitin 1990, ka zgjatur kontratën e tij si drejtor sportiv i ekipit kombëtar deri në Euro 2028. Njoftimi u bë nga Federata Gjermane e Futbollit, me 64 vjeçarin që do të vazhdojë punën e tij së bashku me trajnerin Julian Nagelsmann.

Zgjatja e kontratës së Voeller u nënshkrua në fund të Marsit, pas fitores së Gjermanisë ndaj Italisë, e cila i dërgoi ata në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve. Në një deklaratë për shtyp, 64-vjeçari tha se “Ekipi kombëtar dhe stafi i Federatës janë bërë shumë të dashur në zemrën e tij”.

Entuziazmi i Euro 2024 dhe mbi të gjitha bashkëpunimi me Julian Nagelsmann, kanë luajtur një rol të madh në këtë vendim. Voeller u emërua drejtor sportiv në shkurt të vitit 2023, duke u ulur për pak kohë në stolin e pancerave si trajner i përkohshëm pas shkarkimit të Hansi Flick në shtator të atij viti.

Nën drejtimin e tij, Gjermania mundi Francën 2-1 në miqësore. Ai më pas u bë pjesë e grupit të punës për të gjetur një pasardhës të Flick, duke mbështetur fort kandidaturën e Nagelsmann.

Ish-trajneri i Bayernit ka nënshkruar tashmë një zgjatje të kontratës së tij e do të jetë në stolin e Gjermanisë deri në Euro 2028. Më 4 Qershor 2025, Pancerat do të ndeshen me Portugalinë në gjysmëmfinalet e Ligës së Kombeve.