Mungon vetëm zyrtarizimi! Xherdan Shaqiri do të veshë fanellën e Lionit për 3 sezonet e ardhshme. Sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romanos, klubet kanë rënë dakord për transferimin e yllit nga Gjilani.

Nga ky transferim, Liverpuli do të fitoj 12 milionë euro, Shaqiri në anën tjetër do të nënshkruaj një kontratë tre vjeçare me skuadrën franceze.

29-vjeçari u bashkua me Liverpulin nga Stoke Siti në vitin 2018 për 15 milionë euro. Gjatë kësaj periudhe ai fitoi Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligën, edhe pse më së shumti i ndoqi ndeshjet nga stoli.

Në total Shaqiri numëron 63 paraqitje me fanellën e ekipit anglez. Gjate diteve te fundit u fol edhe per nje mundesi kalimi ne futbollin italian, por ne fund ka zgjedhur Lionin.