Sulmuesi me origjinë nga Puka Cristian Shpendi pritet të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Sumuesi i Kombëtares shqiptare kërkohet nga disa ekipe në Serie A, teksa aktualisht është pjesë e Cesenas. Kjo e fundit sezonin e ri do të luajë në Serie B dhe do të kërkojë ngjitjen në elitë.

Por sipas mediave italiane, Shpendin sezonin e rim und ta shikojmë në elitën e futbollit italian. Torino ëhstë skuadra që kërkon 21-vjeçarin. Torinezët dhe Cesena kanë nisur bisedimet prej javësh, teksa bëhet me dije se është arritur marrëveshja paraprakisht mes tyre për kalimin e sulmuesi kuqezi në Torino, aty ku do të gjente Mërgim Vojvodën.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje sipas mediave italiane është çësthje ditësh. Madje diçka të tillë e ka konfirmuar edhe babai i tij, Aleks Shpendi, ku ka theksuar se Torino pritet të jetë destinacioni i ardhshëm i të birit.

Kështu Cristiani do t’i bashkohej Stiven në Serie A, me këtë të fundit që luan me Empolin. Kujtojme se me Cesenan n1% sezonin e kaluar shënoi 20 gola, duke qenë vendimtar në ngjitjen e ekipit në Serie B./newsport/