Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, pritet që së shpejti të zyrtarizohet te klubi brazilian i Gremios.
Gazetari Çezar Luis Merlo ka raportuar se tashmë është arritur marrëveshja verbale mes palëve dhe shumë shpejt pritet që Suarez të prezantohet.
Përfaqësuesit e klubit dhe futbollisti tani po punojnë për të finalizuar marrëveshjen e arritur. Suarez thuhet se do të jetë më i paguari në klub, teksa ai do të nënshkruajë kontratë 2-vjeçare.
Gremio së fundmi siguroi rikthimin në elitën e futbollit brazilian, teksa transferimi i Suarez do të ishte një goditje “big” në merkato.
Sulmuesi 35-vjeçar së fundmi ishte pjesë e klubit të tij të fëmijërisë, Nacional, me të cilën e fitoi titullin e kampionit në Uruguai.