Marco Reus do të vijojë karrierën futbollistike larg Evropës, pikërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Veterani gjerman, i cili u largua nga Borussia Dortmund pas 12 vitesh, do të jetë lojtari më i ri i LA Galaxy, sipas gazetarit të njohur sportiv, Fabrizio Romano.

Reus do të nënshkruajë kontratë 1-vjeçare, me opsion zgjatjen edhe për 1 vit tjetër. 35-vjeçari do të udhëtojë ditët në vijim në SHBA për të kryer testet mjekësore e më pas për të firmosur kontratën.

“LA Galaxy ra dakord për të nënshkruar me Marco Reus si agjent të lirë, tanimë e konfirmuar. Pas marrëveshjes verbale të arritur në korrik, detajet tashmë janë sqaruar mes të gjitha palëve. Kontrata do të jetë deri në dhjetor 2025, me opsion zgjatjen edhe për 1 vit tjetër.

Reus, tani planifikon të udhëtojë në SHBA në ditët në vijim pasi do të jetë gati për testet mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës”, raporton Romano në Facebook./abcnews/