Një vit para se kontrata e tij më Bajern Mynih të mbarojë, Tiago Alkantara kërkon të largohet nga kampionët e Gjermanisë.

Spanjolli luan prej gjashtë sezonesh në Bavari, por duket se dëshira e tij nuk është për të vazhduar në “Allianz Arena” dhe klubi i Liverpulit pritet të jetë destinacioni i ardhshëm.

Mediet angleze mësojnë se Jurgen Klop ka arritur marrëveshjen me mesfuhsorin. Akordi kontraktual është gati dhe mbetet vetëm dakortësimi me Bajernin. Kontrata e Alkantarës përfundon verën e vitit të ardhshëm dhe kjo e dërgon Liverpulin të mundohet të ulë sa më shumë çmimin e 29-vjeçarit.

Bajerni nga ana e tij po mundohet t’i kthejë mendjen yllit spanjoll, por në rast se nuk arrihet ky qëllim ata duan të paktën 40 milionë euro.

Liverpulit i duken shumë dhe po për të ulur vlerën e këtij operacioni. Është çështje kohe, por thuasje e sigurt se Alkantara do të ndërrojë ekip këtë verë. /vipsport/