Bajern Mynih do ti “japë” duart në fund të sezonit trajnerit Tomas Tuhel.
Sipas mediave gjermane, palët kanë arritur një marrëveshje për të ndarë rrugët në verë.
Kampionët e Bundesligës pritet të bëjnë një njoftim zyrtar në ditët në vijim përpara se të fillojnë kërkimet e tyre për një trajner të ri.
Emrat më të lakuar janë ata të Çabi Alonsos dhe Jyrgen Klopit.