Emocionet ishin të pafundme sot në “Loro Boriçi”, ku Vllaznia e femrave u ndesh kundër Vorskla Kharkiv. Vajzat shkodrane bënë arritjen historike duke u kualifikuar kështu në grupet e Champions League. Dhe duke qenë kështu pjesë e 16 ekipeve më të mira në Europë.

Një fitore plot drithërima u arrit në Shkodër, ku pas barazimit në ndeshjen e parë në shifrat 1-1, vajzat kuqeblu fituan 2-1 në atë të kthimit. Një fitore me “zemër në dorë” pasi erdhi në minutën thuajse të fundit, nga një predhë lëshuar nga jashtë zone nga ana e Berishes. Në një moment ku u duk se gjithçka po shkonte drejt 30 minutave shtesë.

Paso ukraineset kishin barazuar në minutën e 85-të, pas avantazhit fillestar të shkodraneve me anë të Patterson. E tashmë kjo fitore, nuk i bën vajzat si ekipi i parë i femrave në Shqipëri që arrin grupet e Champions League. Por tejkalon edhe rekordet e futbollit të meshkujve në çdo kompeticion.

Është e vërtetë që edhe Skënderbeu tek meshkujt ka marrë pjesë në grupet e Europa League, por duke qenë pjesë e 32 më të mirëve. Ndërsa tashmë vajzat e Vllaznisë janë pjesë 16 ekipeve më të mira, në kompeticionin më të rëndësishëm europian të futbollit.

E kjo është historike e ndoshta e pabesueshme po të mendosh se futbolli i femrave në vendin tonë është akoma një sport i ri. Por me projektet, vendosmërinë, cilësinë dhe karakterin e duhur duket se arrihet gjithçka.
Endri ÇINARI