Nga Endri ÇINARI
Në ligën e parë të futbollit në Kosovë është luajtur dje raundi i 25-të i ndeshjeve. Dueli më interesant ka qenë ai mes Drenicës dhe Suharekës, ku këta të fundit morën një fitore plot vlera. Sukses që e ngjiti matematikisht skuadrën në Superligën e Kosovës. Ku në sezonin tjetër ata do jenë pjesë e elitës së futbollit kosovar.
Por me skuadrën e Suharekës është aktivizuar rregullisht dhe plot sukses këtë edicion edhe Antonio Marku. Mbrojtësi shkodran ka qenë një ndër futbollistët më të spikatur të Suharekës këtë edicion. Prej më shumë se 3 sezonesh, ish-futbollisti i Vllaznisë aktivizohet në kampionatin kosovar. Ku ka spikatur gjatë gjithë këtyre sezoneve me paraqitjet e tij.
Me ekipin e Suharekës aktivizohet gjithashtu edhe një tjetër ish-futbollist i Vllaznisë. Fjala është për Ylli Hoxha, sulmuesi i majtë që ishte pjesë e kuqebluve në sezonin 2016-17. Me eksperiencën e tij të madhe, Hoxha edhe në rolin e kapitenit ishte një nga futbollistët që udhëhoqi ekipin drejt kësaj arritjeje historike.
Kampionati kosovar ka qenë goxha i preferuar nga futbollistët shkodranë në sezonet e fundit. Ku kanë spikatur emra si Vucaj i cili u shpall edhe kampion me Dritën. Apo edhe Hoxha, Shpuza, Xhilaj apo edhe Deda që kanë gjetur hapësira në Kosovë./www.shkodrasport.com/