Java e 7-të e Kategorisë së Parë ka qenë përgjithësisht nën shenjën e skuadrave udhëtuese, madje ka pasur jo pak rezultate surprizë. Veleçiku ka befasuar në Peqin ndaj Shkumbinit, duke fituar 1-2.

Nje trepikesh me shume vlere dhe per arritjen e kesaj fitoreje, nje kontribut te madh ka luajtur nje prej lojtareve me te rendesishem, pikerisht Banushaj i cili shenoi dhe golin e barazimit ne kete takim.

Jo me kot, ai eshte zgjedhur ne formacionin me te mire te javes nga “Panorama Sport”. Dhe Banushaj vertete e meriton sepse jo vetem ne Peqin por edhe ne ndeshjet e tjera ka qene nje lojtar i rendesishem per koplikasit.

Megjithate tashme Veleçiku e ka lene pas fitoren ne Peqin dhe do te synoje nje tjeter. Kete here ndaj Burrelit ne ndeshjen qe do te luaje diten e shtune ne “Reshit Rusi”. Nese do ia arrije, padyshim qe do te ishte shume e bukur sepse do te ishte fitorja e katert rradhazi dhe ajo çka eshte me e rendesishmja, do ta ngjiste Veleçikun ne peseshen e pare te renditjes.
www.shkodrasport.com