
Ecuria Në fakt dy sezone më parë performanca që shfaqi Hajdari në debutimin e parë me Vllazninë, ishte tejet mbresëlënëse. Ai pritej që në këtë sezon të ishte një prej shtyllave kryesore të formacionin shkodran, por për një arsye apo tjetër, ky mesfushor nuk ishte ai i zakonshmi. Por tani vetë lojtari pretendon se është duke arritur atë formë të prezantimit të fillimit me fanellën kuqeblu. “Në fakt faza e parë nuk ka qenë e mirë për ne, e në mënyrë të veçantë për mua. S’është momenti i duhur t’i kthehemi edhe një herë të shkuarës, port ë shikojmë përpara. Mendoj se po kaloj një periudhë mjaft të mirë, por përsëri kam kërkesa akoma më shumë ndaj vetes, pasi e ndiej se mund të jap akoma më shumë. Tani e rëndësishme për ne është të ruajmë këtë ritëm dhe të shikojmë vetëm përpara”,- ka vijuar më tej futbollisti shkodran.
Shkumbini Pas humbjes së dy javëve më parë në Laç, u duk se Vllaznia u largua përfundimisht nga synimet e saj për në Kupat e Europës. Por fitorja e kësaj jave, edhe pse ndaj një skuadre si Tomori, duket sikur ka rritur shpresat në kampin kuqeblu se mund të bëhet realitet synimi I tyre. Për këtë, Arsen Hajdari, vazhdon të besojë ende, ndonëse e shikon të vështirë. Prandaj për të arritur këtu duhet të fitojnë ndaj Shkumbinit këtë javë, në mënyrë që të jenë më të qetë për në javët në vazhdim. “Nuk është e lehtë as marrja e fitores në Peqin, por Vllaznia nuk duhet ta diskutojë. Ne do t’i bëjmë hyzmetin të gjitha ndeshjeve deri në fund, me shpresë se mund ta arrijmë Europën. Por së pari duhet t’i bëjmë llogaritë tona në fushë, duke shpresuar edhe të hapi fals i ndonjë skuadre rivale për vendet e para, në mënyrë që Vllaznia të arrijë aty ku duam të gjithë”,- ka mbyllur prononcimin e tij, autori i 4 golave në këtë kampionat, Arsen Hajdari.
Admir URUÇI