Ka shenuar edhe ndaj Ilirise ne ndeshjen e fundit dhe ky ka qene goli i gjashte per te ne kete kampionat. E kemi fjalen per mesfushorin me tipare sulmuese te Vllaznise Arsen Hajdari.

Nje gol qe ai ia ka bere dhurate vetes per 30 vjetorin e lindjes, pervjetor qe e ka festuar diten e djeshme bashke me familjen, shoket dhe miqte e tij.

Por ky gol nuk ka ardhur rastesisht. Hajdari po kalon nje forme pergjithesisht te mire ne kete kampionat dhe jo me kot ka shenuar deri me tani gjashte gola, duke qene golashenuesi i dyte me i mire i Vllaznise pas Junior qe ka shenuar nente gola.

Ndoshta ne fillim te sezonit, nuk u mendua si titullar ngaqe nuk po kalonte nje moment te mire por trajneri Lika besoi tek ai dhe jo vetem qe i ka bere vend ne formacion, por i ka luajtur te gjitha ndeshjet si titullar.

Dhe ne fakt, 30 vjeçari ia ka shperblyer kete besim me lojen dhe golat qe ka shenuar. Padiskutim qe do te vazhdoje te beje te njejten gje edhe ne vijim per te ndihmuar Vllaznine te arrije objektivin qe ka, ngjitjen ne Superlige.
© shkodrasport.com