Tek Vllaznia është kohë bilancesh dhe analizash dhe përderisa në klub askush nuk e ka mendjen tek to, sigurisht që ia vlen të pasqyrojmë atë se çfarë ka ndodhur tek kjo skuadër sezonin e fundit. Tashmë është thënë nga të gjithë se një nga defektet kryesore të skuadrës ka qenë padyshim mungesa e lojtaërëve cilësorë në sulm. Aq e vërtetë është kjo saqë sulmuesi kryesor I skuadrës ka shënuar vetëm 5 gola! Por nga ana tjetër, specialistë të ndryshëm vënë theksin tek mosdhënia e rendimentit të duhur e disa prej futbollistëve të ardhur në merkaton e verës. Për këtë mjafton t’I referohesh minutave dhe ndeshjeve të luajtura nga ato dhe e zbulon lehtësisht këtë.
Në skuadër ka patur sulmuesi si Vilfor Hysa që ndonëse ka patur një kontratë prej diçka më tepër se 40 milionë lekësh por në fazën e parë ka luajtur vetëm në 10 ndeshje dhe nga minutazhi I aktivizuar, me 482’ është I 19-ti në listë nga lojtarët e ekipit. Jashtë 11-shes së parë janë edhe Nallbani e Begaj, dy lojtarë të tjerë që mund të thuhet se kanë qenë dështim në merkato. Ashtu siç drejtuesit e skuadrës dhe ato të klubit nga malazezi Ivan Deliç I cili ndonëse është aktivizuar në 18 ndeshje të këtij kampionati, ka vetëm 1072’ lojë. Gjërat kësisoj janë të qarta. Mjafton kjo pasqyrë dhe e kupton qartë se kush ka dhënë më shumë për Vllazninë në kampionatin e fundit.
Hajdari. Nëse një sezon më parë ka qenë “zbulimi” I skuadrës, në këtë që sapo përfundoi nuk mund të thuhet kështu. Ai pavrësisht ndonjë oshilacioni në fazën e parë, ka qenë lojtari më stabël në ekip. Ka luajtur më shumë se çdokush tjetër, është I pari në listën e lojtarëve sipas ndeshjeve të luajtura- 24 dhe po ashtu edhe me minutazh- 1986’. Ky duket se ka qenë sezoni I konfirmimit të plotë të tij si futbollist.
Të tjerët. Interesant është fakti se I dyti në këtë listë është Amarildo Belisha. 32 vjeçari shkodran nuk u pat llogaritur për asnjë minutë titullar nga ish- trajneri Duro megjithatë ai “e mori me forcë” vendin në formacion. Ka qenë në fushë në 23 ndeshje dhe ka luajtur 1895’. Dy futbollistë të tjerë, Vujadinoviç dhe Smajli kanë ruajtur parametrat e tyre të zakonshëm me 22 ndeshje të plota nga 90 minuta në fushë. I pesti në listë është Elvin Beqiri I cili pavarësisht se ka luajtur 22 ndeshje, duhet thënë se nuk ka dhënë taman atë që pritej prej tij. Poshtë tij është sulmuesi Kastriot Rexha. Ka qenë në fushë në 21 ndeshje megjithatë ka shënuar vetëm 5 gola. Shumë pak natyrisht për sulmuesin kryesor të skuadrës. Një tjetër “zbulim” I këtij sezoni ka qenë mesfushori Alsid Tafili. I ardhur gati në fund të merkatos së verës, ai nuk u llogarit titullar por ka luajtur në 20 ndeshje duke dhënë një kontribut jo të vogël për skuadrën ndonëse ka qenë ndër futbollistët më pak të paguar të kësaj skuadre. Gjithsesi pasqyrat e mëposhtme janë treguesi më I mirë I asaj se çfarë kanë dhënë këto futbollistë në sezonin e fundit për Vllazninë.
Gjergj KOLA
Lojtarët sipa ndeshjeve të luajtura:
1.Arsen Hajdari 24 ndeshje
2.Amarildo Belisha 23 ndeshje
3.Miroslav Vujadinoviç 22 ndeshje
4.Dritan Smajli 22 ndeshje
5.Elvin Beqiri 22 ndeshje
6.Kastrioti Rexha 21 ndeshje
7.Alsid Tafili 20 ndeshje
8.Kristian Dragoi 19 ndeshje
9.Ivan Deliç 18 ndeshje
10.Ilir Nallbani 17 ndeshje
11.Ndriçim Shtubina 17 ndeshje
12.Halim Begaj 16 ndeshje
13.Klodian Semina 15 ndeshje
14.Tefik Osmani 13 ndeshje
15.Florind Bardulla 13 ndeshje
16.Jurgen Gjini 12 ndeshje
17.Vilfor Hysa 10 ndeshje
18.Antonio Marku 9 ndeshje
19.Bekim Dema 9 ndeshje
20.Arsid Kruja 6 ndeshje
21.Ervis Kraja 5 ndeshje
22.Ergi Borshi 3 ndeshje
23.Sindrit Guri 3 ndeshje
24.Ervin Hallunaj 2 ndeshje
25.Gojart Rusi 2 ndeshje
26.Izmir Balaj 2 ndeshje
27.Enis Gjokoviç 2 ndeshje
28.Paulo Markolaj 2 ndeshje
29.Ardit Shkjau 2 ndeshje
30.Taulant Nikshiqi 1 ndeshje
31.Denis Pjeshka 1 ndeshje
32.Arlind Kalaja 1 ndeshje
33.Samet Hepaj 1 ndeshje
34.Noris Kozmai 1 ndeshje
35.Stivi Vecaj 1 ndeshje
Lojtarët sipas minutazhit të luajtur:
1.Arsen Hajdari 1986’
2.Miroslav Vujadinoviç 1980’
3.Dritan Smajli 1980’
4.Amarildo Belisha 1895’
5.Elvin Beqiri 1789’
6.Kristian Dragoi 1695’
7.Alsid Tafili 1475’
8.Kastrioti Rexha 1349’
9.Klodian Semina 1226’
10.Tefik Osmani 1151’
11.Ivan Deliç 1072’
12.Ilir Nallbani 986’
13.Halim Begaj 980’
14.Florind Bardulla 946’
15.Ndriçim Shtubina 887’
16.Antonio Marku 655’
17.Bekim Dema 563’
18.Arsid Kruja 495’
19.Vilfor Hysa 482’
20.Jurgen Gjini 380’
21.Ervis Kraja 235’
22.Izmir Balaj 180’
25.Gojart Rusi 180’
26.Ardit Shkjau 160’
27.Ergi Borshi 154’
28.Sindrit Guri 144’
29.Paulo Markolaj 92’
30.Denis Pjeshka 45’
31.Arlind Kalaja 45’
32.Samet Hepaj 34’
33.Taulant Nikshiqi 20’
34.Noris Kozmai 20’
35.Stivi Vecaj 8’