Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi. Kështu, bëhet fjalë për shqiptarin e Kosovës, Edon Zhegrova. Sipas gazetarit të njohur Arlind Sadiku, klubi i Arsenalit, ka dërguar ofertë zyrtare për 23-vjeçarin, i cili aktualisht është pjesë e Lilës në Francë.

Sipas gazetarit kosovar, Zhegrova ka impresionuar “Topçinjtë” me paraqitjet e tij te skuadra franceze dhe kështu janë hedhur në sulm për shërbimet e tij.

Vlen të theksohet fakti, se Zhegrova u transferua nga Basel te Lille, në merkaton e muajit janar për 7-milionë euro. Mesa duket vetëm pak muaj kanë mjaftuar që shqiptari i Kosovës, të tërheqë vëmendjen e një klubi prestigjoz si Arsenali.

Aktualisht vlera e 23-vjeçarit sipas “Transfermarkt”, është 5 milionë euro. Me fanellën e Lillë, Zhegrova është aktivizuar 13-takime, ku ka arritur të gjejë dy herë rrugën e rrjetës.
Maringlen ZHIVANI