Arsenali ka zhgënjyer sot në transfertën e Brajton. “Topçinjtë” nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1 me 1. Skuadra e Artetës nuk ruajti avantazhin e fituar në pjesën e parë. Vendasit ia dolën të barazojnë me një penallti në pjesën e dytë.

Ne pjesen e dyte te kesaj ndeshje, me Brighton eshte aktivizuar edhe sulmuesi shkodran Brajan Gruda. Ai ka hyre ne minuten e 46-te ne fushen e lojes duke zevendesuar Minteh dhe eshte munduar te jape me te miren e tij duke kontribuar ne kete menyre ne marrjen e barazimit per skuadren e tij.

Arsenali mban vendin e dytë me 5 pikë më pak se Liverpuli kryesues. Këto të fundit ndërkohë kanë dy ndeshje më tepër për të luajtur dhe për të thelluar diferencën. Nderkohe Brighton eshte i dhjeti ne renditje me 28 pike.

Brighton 1-1 Arsenal

61’ Xhoao Pedro – 16’ Nvaneri