Arsenal e ka nisur mbarë sezonin e ri.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta, ka fituar me rezultatin 3-0 në transfertë ndaj Fulhamit e vlefshme për javën e parë të Premier Leagues.

Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 9’, nga Alexandre Lacazette, pas asistimit të Willian.

Në pjesën e dytë, londinezët gjetën golin edhe dy herë të tjera. Fillimisht, ishte Gabriel ai që realizoi, në minutën e 49’, pas një goditje nga këndi, duke u regjistruar edhe asistimi i dytë i Willian.

Rezultatin final e vulosi Pierre Emerick Aubameyang. Me këtë fitore, Arsenal numëron 3 pikët e para për këtë sezon.