Barcelona po përballet me problemin e lindur nga Dani Olmo tashmë. Klubi katalanas humbi gjyqin ndaj La Ligës dhe aktualisht nuk i lejohet ta regjistrojë mesfushorin për vitin 2025.

Nëse apelimi nuk rregullon diçka në kaq pak kohë të mbetur, atëherë më 1 janar Olmo do të jetë lojtar i lirë. Kjo do të ishte tronditje për Barçën, që shpenzoi rreth 60 milionë euro për transferimin e tij nga Lajpcig.

Agjenti i lojtarit po i paraprin kësaj situate. Dje ishte i pranishëm në ndeshjen Mançester Siti-Everton(1-1). Të gjithë tashmë po aludojnë për një kalim të Olmos në Premier Ligë.

26-vjeçari do të provonte për herë të parë kampionatin anglez. Dhe Barcelona po luan gurët e fundit, ndërsa rregullat financiare të La Ligës i ka kundër.