Arsenali rikthehet të fitojë në Premier League kundër Manchester City në fushën e vet pas 8 vitesh! Skuadra e Mikel Artetës iu fal golit të Gabriel Martinellit për të thyer kampionët në fuqi.
Braziliani dërgoi në ekstazë tifozët e Gunners katër minuta përpara fundit pas një topi të marrë nga Kai Havertz.
Gjithashtu i ardhur nga pankina. Vendasit patën edhe fat, pasi gjuajtja e brazilianit u devijua nga Nathan Ake.
Sfida ishte tepër e luftuar, por munguan rastet e pastra për gol. Në fund 1-0 për Arsenalin, që thyen “makthin” Manchester City. E parakalon në renditje skuadrën e Pep Guardiolës dhe ndan kreun e renditjes bashkë me Tottenhamin.