Tami Abraham duket të jetë një nga objektivat kryesore të merkatos për sulmin e Arsenal, me “Topçinjtë” që janë të gatshëm të shpenzojnë një shifër marramendëse për të arritur tek sulmuesi.

Sipas asaj çka raporton “Goal”, trajneri i Arsenal, Mikael Arteta është një fans i sulmuesit dhe do ta donte një rikthim të tijin në Londër këtë herë me fanellën e Arsenal. Klubi është i gatshëm të paguaj deri në 60 milionë euro për të marrë shërbimet e anglezit.

Problemi kryesor në këtë marrëveshje është Zhoze Murinjo që e konsideron sulmuesin një pikë kyçe të skuadrës së tij.

Mbetet për t’u parë nëse oferta e Arsenal do të jetë e mjaftueshme për të realizuar këtë transferim të bujshëm në merkato.