Mikel Arteta tregoi aftësinë e Arsenalit për t’u përballur me presionin, ndërsa “Topçinjtë” po përpiqen që të rivalizojnë me Liverpulin, duke pranuar se diçka nuk është në rregull nëse presioni për të performuar nuk vjen nga brenda.

“Unë mendoj se nëse dëshiron të luftosh për trofetë më të mirë me skuadrat më të mira, siç kemi bërë ne për 11 muajt e fundit dhe në dy vjet e gjysmë tani, duhet t’i shijosh ato lloj momentesh, ato lloj rrethanash, ato sfida.

Presioni që vjen me të na dërgon pikërisht këtu ku duam të jemi.

Unë mendoj se presioni vjen nga brenda. Askush nuk mund të bëjë presion mbi ju përveç vetes”, tha trajneri spanjoll në konferencën përpara ndeshjes me Aston Vilën.