Arsenali i Mikel Artetës triumfoi me rezultatin 1 me 5 në transfertë ndaj Kristal Palas, në duelin e dominuar nga “topçinjtë”.

Dopieta e Gabriel Zhezus, si dhe golat e Haverc, Martinelit dhe Deklan Rajs, i dhuruan 3 pikë të arta Arsenalit, ndërkohë që golin e vetëm për Kristal Palas e shënoi Sarr në minutën e 11-të.

Ndërkohë në duelet e tjera, Njukastëll dhe Notingham bënë “ligjin” në transfertë duke triumfuar respektivisht me shifrat 0-4 dhe 0-2 ndaj Ipsuiçit dhe Brentfordit. Sfida tjetër mes Uest Hem dhe Brajton u mbyll në barazim 1 me 1.