Konsiderohet talenti më i madh i Ukrainës në vitet e fundit dhe ka qenë kryefjalë e merkatos, por Mykhailo Mudryk nuk do të largohet nga Shakhtar Donetsk për më pak se 100 milionë euro.
Garancia u dha nga Carlo Nicolini, nënpresident i klubit, duke përdorur nënshkrimin e Jack Grealish nga Manchester City për krahasim. “Cityzens” paguan plot 115 milionë euro në arkat e Aston Villës në vitin 2021 për mesfushorin.
“60 milionë euro nuk mjaftojnë për të blerë Mudryk. Ideja jonë është ta shesim për një vlerë të afërt me atë të Grealish dhe nuk do të konsiderojmë as propozime prej 40 milionë eurosh fikse dhe pjesën tjetër në variabla”, tha Carlo Nicoli për “Calciomercato”.
Mësohet se Shakhtar Donetsku ka refuzuar 62 milionë euro nga Arsenali për anësorin 21-vjeçar, që ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë tetë asistime në tetë ndeshje këtë sezon, suke ka spikatur në Champions League, me tre gola në gjashtë ndeshje.