Klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana do të luhet ditën e nesërme në “Loro Boriçi” e vlefshme për javën e 3-të të Superligës. Kryesuesit e kampionatin përballen me kampionët në fuqi dhe të dyja ekipet kërkojnë me çdo kusht fitore.
Në krah të trajnerit Brdariç në konferencën për shtyp ishte edhe sulmuesi Arsid Kruja. Në fjalën e tij 27-vjeçari u shpreh tepër optimist për fitoren, ndërsa theksoi gjithashtu që do të ishte kënaqësi nëse do t’I shënonte Tiranës.
“Jo vetëm ne, por gjithë Shqipëria e di rëndësinë e kësaj ndeshje dhe besoj te rezultati pozitiv. Kam luajtur shumë derbi si puna e kësaj ndeshje, por besoj se lojtarët e afruar në merkato si me dhe me rezultatet pozitive, nesër do të dalim me fitore”.
Prova e vërtetë për Vllazninë? “Kampionati është shumë I gjatë dhe është herët për të folur pasi edhe nëse fitojmë nuk do të dalim kampion. Ne do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë, t’I marrim ndeshje seriozisht dhe në fund të bëjmë llogaritë”.
Mungesa e tifozëve? “Tifozët janë lojtari jonë i 12-të, por s’kemi ça bëjmë pasi kështu janë rregullat. Ne do të bëjmë punën tonë dhe do t’I kënaqim tifozët edhe pse nuk do të jenë në stadium”.
Gjendja personale? “Përpiqem që çdo ditë në stërvitje të jap maksimumin. Si rrjedhoj e punës së bërë kanë ardhur edhe rezultatet. Të gjithë lojatarët gëzojnë një formë shumë të mirë e shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund”.
Si ndryshon Vllaznia nga sezonin i kaluar? “Për fat të mirë gjërat kanë ndryshuar për mirë këtë sezon dhe kjo shihet e te rezultatet. Shpresoj të kemi edhe fat pasi në futboll duhet të kesh edhe fat e shpresoj të arrijmë objektivin e klubit”.
Gol ndaj Tiranës? “Do të ishte kënaqësi, por pa pak rëndësi ka kush shënon pasi e rëndësishme është fitorja”.
Më mirë pa tifozë apo me tifozë? “Tifozët janë një mungesë e madhe për ne pasi luajmë në shtëpi. Të kesh një ndeshje derbi me tifozët është një pikë e rëndësishme, por besoj se ne do të arrijmë fitoren”./newsport/