Dita e nesërme do të shënojë seancën gjyqësore në mes futbollistit të Vllaznisë Arsid Kruja dhe ish-klubit të tij, Al Hajer të Arabisë Saudite. Arsyeja është kërkesa për shlyerjen e detyrimeve financiare që ky klub ka ndaj këtij futbollisti. Kujtojmë këtu se në janar të vitit 2015, mesfushori firmosi për arabët një kontratë 3.5 vjeçare. Por ai nuk udhëtoi asnjëherë për në këtë vend për të luajtur. Në gjysmën e dytë të atij sezoni, u huazua për 6 muaj tek Flamurtari i Vlorës.

Gjatë kësaj periudhe, Kruja nuk është kompesuar nga Al Hajer për pjesën e mbetur të rrogës dhe jo vetëm kaq. Deri më sot, nuk ka marrë asnjë cent nga ky klub. Kjo gjë e ka detyruar atë ta çojë çështjen në FIFA dhe për rrjedhojë nesër (21 dhjetor) është gjyqi ku ai shpreson të përfitojë paratë e pamarra nga kontrata me Al Hajer

© shkodrasport.com