“Topi i Arte” i fituar nga sulmuesin shkodran Bekim Balaj per vitin 2024 ka marre vleresime pozitive nga shume prej specialisteve te futbollit te cilet vleresojne shume klasin dhe talentin e ketij lojtari qe jo me kot per vite me rradhe ka veshur edhe fanellen e kombetares shqiptare.

Ish-futbollisti i Kombëtares, tashmë trajner futbolli Artan Bano i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News” deklaroi se Vllaznia për shkak të stilit të lojës së hapur është ekipi që ka përqindjen më të lartë të pësimit të golave.

“Ndaj edhe sulmuesi i parë që kanë ata Balaj që u shpall dhe më i miri duhet të vazhdojë me këtë ritëm dhe shpresoj që ai ta fitojë një titull kampion me Vllazninë”, tha Bano.

Ne fakt edhe vete Balaj kete e ka shprehur si deshiren e tij me te madhe ne kete rikthim te tij tek Vllaznia ku po ben mjaft mire duke e udhehequr ate me lojen dhe golat e tij.