Si futbollist ka patur nje karriere shume te mire sportive duke arritur edhe ne nivele te larta, nderkohe qe me pas ka punuar per disa vite edhe si trajner. Artan Bano ka dhene nje prononcim per mediat ku ka folur kryesisht per Egnatian, skuader me te cilen ka luajtur me perpara por edhe e ka drejtuar si trajner.

Sipas tij, skema e kampionatit me “Final 4” eshte e destinuar te deshtoje sepse nuk prodhon asgje pozitive, madje çon dem djersen e derdhur nga nje ekip per gjate gjithe kampionatit.

“Egnatia e ka mbyllur me merite gjysmen e pare te kampionatit ne vendin e pare te renditjes. Shanset janë të mëdha qe ajo te shpallet kampione, pasi kualitetet nuk i mungojnë skuadrës. Me dy apo tre përforcime në merkaton e janarit, ekipi konsolidohet për të përballuar deri në fund sezonin. Egnatia e ka treguar forcën e saj dhe për mua është një nga favoritet kryesore për të fituar titullin.

Në gjykimin tim, Egnatia dhe Partizani kanë diçka më shumë, por nuk ngelen pas Tirana dhe Vllaznia. Do të jenë këto ekipe që do të matin forcat për të arritur te trofeu. Me ndeshjet teke favorizohet ekipi më kompakt dhe ai që tregohet racional. Megjithatë, deri në maj është një udhëtim i gjatë.

Por dua te them se skema e kampionatit me “Final 4″ më duket një eksperiment i destinuar të dështojë. Është absurditet që një ekip që mund të kryesojë për 36 javë ta përcaktojë fatin e tij me 1 apo 2 ndeshje teke në fund të sezonit. I gjithë mundi i çdo ekipi kryesues bie poshtë dhe favorizohen ato që pozicionohen në vendin e dytë, të tretë apo të katërt.

Me këtë formule u jepet një shans i dytë për të fituar titullin. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, por jam i bindur se në fund do të ketë kontestime nga klubet pretendente”- eshte shprehur Artan Bano.