E mori drejtimin e Beselidhjes ne nje moment shume te veshtire kur ajo ndodhej ne vendin e fundit te renditjes, por me nje besim te madh se do ia dilte te arrinte objektivin e saj. Ky eshte trajneri Artan Bano.
Lushnjari i njohur qe ne momentin e emerimit ne pankinen lezhjane deklaroi me bindje te plote se skuadra do t;i largohej shume shpejt fundit dhe ne fakt kete e arriti qysh diten e sonte, por sigurisht qe kjo nuk mjafton.
Beselidhja fitoi 1-0 ndaj Turbines me golin e shenuar nga mesfushori shkodran Samet Hepaj. Pas kesaj ndeshje, trajneri Bano ne nje prononcim te shkurter per gazeten “Shkodra Sport” eshte shprehur ne kete menyre:
“Ndodhemi nen presion dhe kjo po na pengon qe te ngjitemi ne nivelin e duhur. Kuptohet na duhet shume pune. Ne ndeshjen e sotme ndaj Turbines na prishi pune edhe era e forte e cila ia prishi bukurine lojes per te dy ekipet, por gjithsesi trepikeshi per ne kishte shume rendesi.
Fitorja e sotme besoj se do te na ndihmoje qe te arrijme rezultate pozitive edhe ne ndeshjet e ardhshme dhe ta shpetojme Beselidhjen. Do te mundohem te bej me te miren per kete skuader, megjithese une e mora ekipin me vonese”.
Engjell GJOLAJ