Kandidati për trajner I Vllaznisë Artan Bushati edhe dje ka qenë I pranishëm në fushën sportive “Reshit Rusi” për të ndjekur ndeshjen miqësore të skuadrës shkodrane ndaj Tërbunit. Këtë herë nuk ka qenë I shoqëruar nga biznesmeni Agron Çela por nga një tjetër biznesmen- Ylvi Mashi, një nga ata që pat shprehur dëshirën të ishte pjesë e grupit që do merrte në përdorim Vllazninë por që me kalimin e kohës u tërhoq.

Bushati në fakt nuk u mor vesh nëse kishte ardhur për të parë skuadrën shkodrane apo për të takuar presidentin e Tërbunit Arben Frrokun që ishte një mik I tij dhe të dy sëbashku janë larguar nga fusha sapo ka mbaruar pjesa e parë e ndeshjes. Megjithatë prania e Bushatit edhe dje në miqësoren e Vllaznisë flet vetë se ai është I interesuar për të marrë drejtimin e kësaj skuadre sipas marëveshjes që mund të ketë bërë me biznesmenin Agron Çela. Por për ish-teknikun e Shpresave, çdo ditë që kalon mund të jetë problematike sepse ai nuk do të ketë kohën e nevojshme për të bërë ndërhyrjet në skuadër.

www.shkodrasport.com