Artan Bushati emërohet trajner i ri i Vllaznisë. Ai pak çaste më parë ka firmosur kontratën përkatëse me administratorin e këtij klubi Fatos Gjyrezi. Kjo bëhet e ditur nga vetë klubi shkodran që njofton se me Bushatin është firmosur një kontratë prej një sezoni e gjysëm. Po ashtu bëhet e ditur se prezantimi zyrtar i këtij trajneri do të bëhet në orën 17.00 në zyrat e klubit. Artan Bushati nuk është një emër i panjohur në futbollin shkodran dhe atë shqiptar.
Ai ka qenë vetëm pak kohë trajner i Vllaznisë në sezonin 1999-2000, pastaj ka drejtuar Elbasanin, ka qenë për katër vite anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së dhe pastaj për disa vite ka qenë trajner i ekipit kombëtar Shpresa. Ai pritet të nisë punë menjëherë me skuadrën që nga dita e nesërme. Në fakt në opinionin sportiv shkodran emërimi i një trajneri të tillë pritet mirë ngaqë ai e njeh ambjentin dhe gjithçka tjetër. Po ashtu ka edhe aftësitë e duhura për ta ngritur këtë skuadër sërish në nivele të larta, megjithatë kjo duhet parë. Ai e merr Vllazninë në pozita aspak të mira prandaj kjo është një sfidë e vërtetë për të.
www.shkodrasport.com