Vetë ai nuk e pranon ende se ka marrë një ofertë konkrete nga drejtuesit e ardhshëm të Vllaznisë por Artan Bushati duket se ka filluar t’I bëjë planet sesi do ta ndërtojë skuadrën për fazën e dytë të kampionatit. Pas pak ditësh, pritet që në krye të klubit të vijë biznesmeni Agron Çela që mendohet të marrë edhe postin e presidentit. Nga sa ka bërë të ditur ai, nuk do presë datën 9 janar kur zyrtarisht të marrë klubin në përdorim nga Këshilli Bashkiak, por do të niste punën më herët për të ndërtuar skuadrën me të cilën ai sërish pretendon një vend në Kupat e Europës që këtë sezon.

Dhe presidenti I ardhshëm Çela nga sa është folur dhe vazhdon të flitet, do të marrë për trajner Artan Bushatin. Në kushte të tilla, njerëz pranë këtij të fundit bëjnë të ditur se ai ka filluar të piketojë edhe disa prej ndryshimeve që do bëjë në skuadër, kush do jenë lojtarët që do afrojë dhe cilët do largohen. Në pamje të parë nuk ka më asnjë enigëm për emrin e trajnerit të ardhshëm të Vllaznisë.

www.shkodrasport.com