Trajneri i Vllaznisë Artan Bushati në konferencën e shtypit të pasndeshjes së sotme me Bylisin, ka përmendur edhe vështirësinë që ka patur arritja e fitores megjithatë duke folur para gazetarëve ka thënë se fitorja e ekipit të tij nuk është vënë asnjëherë në dyshim. “Në këtë ndeshje kishim përballë një skuadër të mirë dhe e kishim të vështirë të merrnim një firore të tillë. Kundështari ishte I përgatitur në të gjithë aspektet dhe kjo na krijoj jo pak probleme në fushën e lojës. Në pjesën e parë arritëm të shënonim golin dhe të administronim më mirë lojën dhe mund të kishim marrë edhe një tjetër rezultat.
Ndërsa në pjesën e dytë arritëm të menaxhonin situatën e krijuar e cila nuk ishte e lehtë për ne. Unë jam I kënaqur me ekipit tim me atë që tregoi. Përsa I përket tërheqjes unë mendioj se kjo erdhi nga një presion që bëri ekipi kundërshtar, I cili luajti me katër lojtarë përpara, Kjo më bëri që të kthej më prapa nalbanin dhe po ashtu edhe Bardulla dhe Tafili të luanin disi më të tërhequr. Kjo na dha rendiment. Përsa I takon takimit me Laçit mund të them se është një përballje e vërshtirë për ne. Laçi është një skuadër që luan mjaft mirë në fushën e vet, por ne do të shkojm për të marrë më të mirën. Ne shpresojmë që të vijojmë ngjitjen në shkallët e tabelës së klasifikimit, pasi nuk po na mungon as dëshira dhe puna e po ashtu edhe mbështetja e presidentit çela. Le të shpresojmë tek më e mira”-është shprehur ai.
www.shkodrasport.com