Artan Bushati u gëzohet pikëve dhe paraqitjes së lojtarëve të rinj që u aktivizuan dje. Trajneri i kuqebluve është i bindur se në edicionin e ardhëm elementi i ri do të gërshetohet më së miri me eksperiencën, duke i kthyer kështu Vllaznisë shkëlqimin e munguar prej disa vitesh. “Po respektojmë kampionatin, përpos faktit që kemi dalë nga gara për një vend në Europë pas humbjes me Shkumbinin.

Futëm të rinj në fushë, të cilët bënë paraqitje të mirë dhe lojtarë të tillë të talentuar Vllaznia ka shumë, që do të shërbejnë për të ardhmen. Prandaj, përveç pikëve, ajo çka vlen është se këta lojtarë me paraqitjen e tyre treguan karakter dhe ditën të interpretonin dhe menaxhonin lojën”.