Tekniku I Vllaznisë Artan Bushati mbetet I mendimit se Vllaznia e tij do të jetë deri në fund në luftë për katërshen e parë. Këtë tekniku I kuqeblu e kërkon përmes një fitore që pritet të arrihet në takimin e radhës me Shkumbinin në Peqin. Për teknikun, Vllaznia që ai drejton do të gjejë fitoren në këtë fushë pas më shumë se katër vitesh. Por arritjen e saj tekniku e jep me faktin se Vllaznia që është drejtuar nga çela ka arritur të marrë përherë pikë në Peqin.
“Nuk ka asnjë dyshim që në çdo takim ne shkojmë për të marrë më të mirën. Edhe në Peqin do të shkojmë për të arritur tek maksimumi dhe të tregojmë vlerat tona deri në fund për të shpresuar tek objektivi. Vetëm me fitore nga përballja në përballje mund të arrijmë që të shpresojmë deri në momentet e fundit për atë objektiv që mne kemi. është e vërtetë që Vllaznia ka disa vite që nuk ka arritur të fitojë në Peqin. Por unë do të thoja që fati I Vllaznisë, në një fitore të mundshme tonën do ta lidhja me të qënurit në krye të kësaj skaudre të presidentit Agron çela. Mesa di unë në kohën e presidentit çela ekipi I Vllaznia ka marrë rezultate pozitive në Peqin dhe këtë traditë besojmë ta rikthejmë”, ka thënë tekniku Bushati.
Shkumbini
Përballja më Shkumbinin në pamje të parë është e lehtë për kuqeblutë, por që në fushën e lojës është treguar krejt e kundërta. Shkumbini ka qënë një kockat e fortë madje edhe në këtë sezon për Vllazninë, ku nuk duhet harruar eleminimi nga kompeticioni I Kupës. Mirpo për teknikun Bushati mardhëniet e mira që gëzojnë dy klubet dhe qetësia që do të karakterizojnë këtë përballje sipas Bushatit do të jenë faktorët kryesor që do të ndikojnë në mbravatjen e tij. “ Për ne është një përballje e vështirë, në fushën e lojës, pasi skuadra vendase do të kërkojë që të marrë edhe ajo pikët maksimale. Megjithatë unë do të thoja se kjo përballje nuk do të jetë e vështirë në aspket e tjera dhe gjithçka do të zgjidhet vetëm nga ajo që ekipit që do të paraqesin në fushën e lojës. Mardhëniet e mira mes dy klubeve mund të them se do të bëjnë të mundur që të zhvillohet një takim I fortë dhe aty ka për të fituar skuadra më e mirë”-vijon tekniku.
Kundërshtarët
Kjo javë shikohet si pozitive për ekipin e Vllaznisë, për t’iu afruar me pikë skuadrës së vendit të katërt në tabelën e klasifikimit. Vetë përballja mes Teutës dhe Kukësit shikohet si një mundësi e mirë që Vllazni të afrohet me pikë me kundërshtarët e saj. Për Bushatin, nuk duket se ka shumë rëndësi rezultati I takimit por ecuria e skuadrës së tij. “Natyrisht që ne mund të përfitojmë për t’u afruar me pikë me ekipin e Kukësin nisur nga faktori fushë. Por unë do të thoja që Vllaznia do ta ketë mendjen vetm tek përballja e vet dhe tek arritja e pikëve maksimale në përballjet e veta. Ky mbetet një objektiv për ne. Pastaj të shikojmë kundërshtarët tanë.
Nallbani përsëri pjesë e formacionit
Mesfushori Ilir Nallbani do të jetë pjesë e formcionit në përballjen me Shkumbinin. Nga sa mësohet mesfushori shkodranë dje përsëri ka marrë vendin e tij, teksa për një vend në formacion ka luftuar edhe shkodrani I ri, Kruja. Aktivizimi I nallbanit nga minuta e parë duket se është diçka e natyrshme pasi kosovari ka zhvilluar pjesën më të madhe të takimeve në këtë pjesë të sezonit si lojtarë titullarë. Ndërsa dy lëvizjet e vetme të teknikut mbesin, aktivizimi I detyruar I portierit Gjokoviç pas dëmtimit të portierit Vujadinoviç, I cili ka munguar edhe në proçesin stërvitor të ditës së djeshme. Po ashtu një tjetër lëvizje është aktivizimi I Markut në të majtë të mbrojtjes. Ndërsa në pjesa tjetër do të jetë e përbërë nga Smjali, Beqiri, Belisha, Dragoi, Tafili, Nallbani, Hajdari, Bardulla e Rexha.
Admir URUÇI