Trajneri I ri I Vllaznisë Artan Bushati ka nisur menjëherë nga puna. Paraditen e djeshme, ai ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me futbollistët. për t’I lënë vendin një tjetre pasdite. Ky ishte ndryshimi I tij I parë tek kuqeblutë. Nëse ish-trajneri I mëparshëm Shpëtim Duro gjatë gjithë këtyre ditëve kishte zhvilluar vetëm nga një seancë në ditë ndonëse është fazë përgatitore, Bushati mendon ndryshe. Pa dalë pastaj edhe tek disa ndryshime të tjera që ai mendon të bëjë në ditët e ardhshme.
Osmani po, Hysa jo. Trajneri Artan Bushati ka pranuar të flasë dje sërish për mediat. Natyrisht ka shumë gjëra për të sqaruar, pikërisht mbi atë se çfarë do të ndodhë tek Vllaznia në periudhën e drejtimit të tij. Një nga pyetjet që I kemi drejtuar dje, ka patur të bëjë edhe me fatin e dy futbollistëve të pezulluar nga ana e klubit, Tefik Osmanin dhe Vilfor Hysën. Në lidhje me këto dy futbollistë, trajneri I ri I skuadrës shkodrane është shprehur: “Osmanin e konsideroj një lojtar të rëndësishëm për skuadrën që unë do të drejtoj dhe në kushte të tilla do të kërkoj ta kem në dispozicion për fazën e dytë të kampionatit. Ai ka qenë jashtë vendit dhe kthehet sonte (mbrëmë) prandaj dhe do kem një bisedë të fundit me të, për ta sqaruar përfundimisht pozicionin e tij. Sa për Hysën, mund t’u konfirmoj faktin se nuk është në planet e mia si trajner dhe I takon klubit të bëjë çfarë të dojë me të, ta lërë të lirë të shkojë në ndonjë skuadër tjetër, ta bëjë të vuajë pezullimin që I kanë dhënë apo ku unë se çfarë”. Pra, tashmë Bushati e ka bërë publike kërkesën e tij për ta kthyer Osmanin në skuadër pavarësisht se ai është pezulluar 3 muaj dhe gjobitur me 50 % të kontratës. Kjo do të thotë se vendimet e mësipërme do anullohen dhe ndoshta kjo nuk është normale megjithatë, në skuadër ka ardhur një trajner I ri, po ashtu pritet edhe një president I ri dhe janë ata që vendosin. Dhe Osmani e ka pranuar kthimin me heqjen e dënimeve ndaj tij pikërisht tani që e kërkon Bushati. Megjithatë kjo do sqarohet përfundimisht në bisedën mes tyre.
Gilman Lika. Nëse Bushati do kthimin e Osmanit sërish në skuadër, kjo bëhet për nevojat që ka ajo për t’u plotësuar me lojtarë cilësorë. Por ai nuk është lojtari I vetëm që kërkon trajneri I ri. Pikësynimi kryesor I tij dhe I presidentit të ardhshëm është kthimi sërish në Shkodër I Gilman Likës. Këtë e ka pranuar vetë Bushati dje kur ka thënë: “Natyrisht që do të tentoj ta bindë Gilmanin që të firmosë me ne. Unë kam lënë një takim me të para se të nisemi për në Ulqin dhe shpresojmë shumë që ai të marrë vendimin për të qenë pjesë e Vllaznisë. Do na bënte shumë punë dhe prandaj do bëjmë çmos t’ia plotësojmë edhe kërkesat që do ketë”.
Përforcimet e tjera. Përveç Osmanit e Likës, drejtuesit e Vllaznisë do të tentojnë të marrin edhe ndonjë futbollist tjetër. Kryesisht nga jashtë e për këtë, në ditët e qëndrimit të skuadrës në Ulqin do provohen disa futbollistë që do vijnë për t’u testuar. “Unë do të dëshiroja një mbrojtës të majtë, mesfushor shkatërrues dhe sulmues të majtë, megjithatë të shohim se çfarë lojtarësh do na vijnë. Kuptohet që në këtë periudhë është e vështirë të gjesh lojtarë cilësorë megjithatë ne do të tentojmë të plotësojmë ato defekte që kemi në skuadër”-ka thënë Bushati. Idetë janë të qarta në mendjen e tij, problemi është tek gjetja e lojtarëve.
Gjergj KOLA